Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Gjithsej 13 zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit

Shkup, 29 shkurt – Gjatë 24 orëve zjarrfikësit   kanë shuar 13 zjarre në ambiente të hapura në vend. Njëkohësisht janë shuar edhe zjarret e tjera në zonat e banuara, informojnë në mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

QRMK  e Shkupit ka informuar për pesë zjarre të raportuara dhe të shuara në ambiente të hapura, QRMK Ohrër për tre, QRMK Veles për një dhe QRMK Shtip për katër zjarre të raportuara dhe të shuara në ambiente të hapura. 

 Qendra për Menaxhim me Kriza apelon që të mos digjet vegjetacioni  në ambiente të hapura, ndërsa shfaqja e zjarrut të raportohet sa më shpejt në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK.

Nga QMK kumtuan se në 24 orët e fundit  ka pasur gjithsej 1 809 thirrje në 112, prej të cilave 41.35 për qind kanë qenë thirrje “reale”, dhe 58.65 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. 

Në drejtim të policisë janë drejtuar 63.71 për qind, në drejtim të ndihmës mjekësore urgjente 27.82 për qind, ndërsa në drejtim të zjarrfikësve 8.06 për qind  të thirrjeve reale  në 112 në QMK. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky