Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Nuk ka zjarre në ambient të hapur, 2.018 thirrje në numrin 122 në njëzet e katër orët e fundit

Shkup, 13 mars – Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar zjarre në ambient të hapur, por vetëm disa ndërhyrje të vogla, kumtoi sot Qendra për menaxhim me kriza (QMK). 

Nga QMK-ja informojnë se dje, rreth orës 13:00 Gjevgjelia është goditur nga një stuhi e fortë me reshje të dendura dhe breshër me madhësinë e një arre.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) në orën 13 më së shumti sediment ujor ka pasur në Gjevgjeli, nëntë litra për metër katror. Stuhia ka qenë veçanërisht e fuqishme në Negorci, Mërzenci dhe Bogorodicë.

QMK-ja apelon që të mos digjet bimësia në ambient të hapur, rregullisht të pastrohen kanalet lokale dhe të mos hidhen mbeturina në kanale.

Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 2.016 në numrin e vetëm për raste urgjente 112. Prej tyre, 45.34 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 54.66 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë dërguar 61.25 për qind, 33.95 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa drejt zjarrfikësve 1.11, ndërsa drejt LAMM 0.17 për qind nga thirrjet reale drejt 112.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky