Shkup, 3 gusht – Gjidhënia në vendin e punës është një problem global që duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse qumështi i gjirit është ushqim dhe duhet të jetë i qasshëm në çdo kohë dhe në çdo institucion, u theksua në konferencën e sotme me rastin e Javës Botërore të gjidhënies.
Përfaqësues të Komitetit të ushqyerjes me gji në konferencën e cila u mbajt në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, theksuan se për shkak të natyrës alarmante të këtij problemi, pikërisht gjidhënia në vendin e punës është motoja e ditës botërore të këtij viti.
“Gjidhënia në punë, është moto që mund të jetë iniciuar në botë në kuadër global nga problemet me të cilat përballen vende të caktuara për shkak të ekzistimit të rregullave të pamjaftueshme ligjore. Ka një rënie të ushqyerjes me gji pikërisht për këto arsye, për shembull në Amerikë vetëm në nëntë shtete është implementuar që gjidhënia të mund të paguhet kur nëna largohet nga vendi i punës ose kur do të sillet foshnja në vendin e punës që të mund të ushqehet me gji, sepse është ilaç, është ushqim i pakrahasueshëm me asnjë formulë tjetër të përshtatur”, tha d.r Mimi Kimovska-Hristova.
Kimovska-Hristova theksoi se ngritja e vetëdijes tek të gjithë punëdhënësit është e një rëndësie kyçe, sepse kjo do të mundësojë ushqyerjen e pandërprerë të fëmijës, pavarësisht nëse do të jetë përmes gjidhënies në kushte shtëpiake apo dërgimit të tij në vendin e punës.
“Pa dallim se në cilën mënyrë, ajo që është e rëndësishme është që e drejta e ushqyerje me gji të mundësohet pa asnjë pengesë”, nënvizoi ajo.
Ajo apelon që ushqyerja me gji të mundësohet në të gjitha ambientet e tjera publike pa praninë e paragjykimeve nga mjedisi.
Kimovska-Hristova gjithashtu informon se në periudhën e fundit ka pasur rritje të numrit të fëmijëve të lindur para kohe dhe për ta, siç tha ajo, gjidhënia është më se e nevojshme.
Sa i përket dhomave të adaptuara, ajo tha se edhe pse janë të pakta, ato janë ende të pranishme, por vetëm në institucione private dhe sipas mjekes kjo duhet të ndryshohet menjëherë.
Përfaqësuesit e Komisionit, gjithashtu theksuan se përveç dhomave të adaptuara në çdo institucion, do të iniciohet edhe rritja e afatit të parashikuar ligjor për ushqyerjen me gji në vendin e punës.
“Unë e di që Komiteti për mëmësi të sigurt dhe Ministria do të rreshtohen pas kësaj, por nuk e di nëse duhet të kemi një takim pune, si do ta realizojmë do ta shohim në të ardhmen, do të dakordohemi bashkë me ministrin dhe sigurisht me përfaqësues nga Qeveria. Pra është një problem në vendin tonë që duhet zgjidhur në mënyrë gjithëpërfshirëse”, deklaroi mjekja.
Në kuadër të shënimit të javës së gjidhenies, Instituti krijoi një Udhëzues i cili është në dispozicion në në faqen zyrtare onlajn të Institutit.