Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët e RMV-së në Serbi votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd

Beograd, 7 maj – Qytetarët e Maqedonisë në Serbi sot votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 31 qytetarët të regjistruar në listën e posaçme zgjedhore e realizojnë të drejtën e tyre civile për zgjedhje të presidentit të ri shtetit në ambasadën e Maqedonisë në Beograd, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Vendvotimi 5025 në ambasadën e Maqedonisë në Beograd është hapur në orën 07:00 të mëngjesit. Qytetarët e regjistruar të Maqedonisë sot deri në orën 19:00 mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas listës së posaçme zgjedhore të votuesve të paraqitur dhe të regjistruar, përqindja e daljes në votime deri në orën 10:00 është 10 për qind”, deklaroi Mihaela Veselinov, kryetare e KZ-së të vendvotimit nr. 5025 në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd.

Sipas rregullave zgjedhore, votuesit me të dhënat dhe fotografinë e tyre në listën zgjedhore janë shënuar me sprej të padukshëm UV në gisht, ndërsa para se të hyjnë në  hapësirën kontrollohen me llambë UV. Mundej të votohet, sipas rregullave zgjedhore, me pasaporta dhe letërnjoftime të reja me emrin e vjetër të vendit dhe me afat vlefshmërie të paskaduar.

Qytetarët e Maqedonisë në Serbi dhe në diasporë votojnë për herë të tretë në zgjedhjet presidenciale. Numri më i madh i personave të regjistruar për të votuar në Beograd ishte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, kur votuan 421 qytetarë. Në vitin 2019 janë regjistruar 60 qytetarë, ndërsa sot në listën zgjedhore në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd janë regjistruar 31 qytetarë.

Për shkak të afërsisë, një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë e ushtrojnë të drejtën e votës në vendin e tyre.

Maqedonasit nga Serbia dhe nga e gjithë diaspora mund të votojnë vetëm në zgjedhjet presidenciale, por jo edhe në zgjedhjet parlamentare, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votuesve të regjistruar.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky