Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët që posedojnë armë duhet t’i zëvendësojnë lejet

Shkup, 28 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka informuar qytetarët se konform dispozitave të nenit 34 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për armë, afati i zëvendësimit të lejeve për posedim të armëve, autorizimit për posedim të armëve dhe lejeve për posedim të armëve konform Ligjit për furnizim, posedim dhe bartje të armëve skadon më 04.06.2023.

“Të gjithë ato qytetarë që posedojnë armë me leje të vjetra obligohen të dorëzojnë kërkesë për zëvendësim të lejeve në afatin deri më 04.06. 2023. Njëherësh, MPB informon se ndaj kërkesës për zëvendësim të lejes, nevojitet të tregohet leja e vjetër e armës, ndërsa arma që do të jetë lëndë e riregjistrimit të sillet në mbikëqyrje”, njofton MPB-ja.

Qytetarët këto kërkesa për zëvendësim të lejeve të vjetra, duhet t’i dorëzojnë në Departamentin për armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme sipas vendbanimit ku jetojnë në kohën prej orës 08.00 deri ora 16.00, derisa qytetarët e Qytetit të Shkupit, kërkesat duhet t’i dorëzojnë në Departamentin për armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme- Shkup në Stacionin policor në Autokomandë në kohën prej orës 08.00 deri ora 16.00 me atë që pagesa e taksave mund të realizohet në bankë, postë ose terminalin e postës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky