Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët të mos hedhin sende që mund të shkaktojnë zjarre në fusha dhe male

Tetovë, 22 shkurt – Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë (NJTKZ) kërkon nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në këtë periudhë kohore që të mos hedhin sende që mund të shkaktojnë zjarre në fusha dhe male.

“Këto ditë me rritjen e temperaturave është rritur edhe numri i zjarreve në ambiente të hapura, ku fatkeqësisht në shumicën e rasteve fajtorë është vetë faktori njeri.

“Apelojmë deri tek qytetarët e Komunës së Tetovës, dhe komunave tjera rurale që gravitojnë në Komunën e Tetovës, të jenë sa më të kujdesshëm në këtë periudhë kohore, duke mare parasysh dëmet që mund të shkaktohen nga paraqitja e zjarreve në natyrë dhe në objekte.

Gjithashtu apelojmë deri tek bujqit dhe pushuesve në natyrë, të mos ndezin zjarre dhe të mos hudhin cigare, pasi që një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë një katastrofë të madhe në këto temperatura të larta.
Andaj me seriozitetin më të madh, apelojmë për kujdes gjatë kësaj periudhe kohore, të mos dëmtohen të mirat materiale të qytetarëve, pyjet dhe fushat, dhe ajo që është më me rëndësi të mos rrezikohet jeta e njeriut”, thuhet në njoftimin e komandantit të NJTKZ – Tetovë, Avni Ahmeti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky