Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetari në Pejë gjen një kuletë me para, e dorëzon në Polici  

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se derisa një qytetar e kishte deklaruar kuletën e humbur me dokumente personale e para në shumën prej 600 euro, është paraqitur qytetari i cili i gjetur kuletën dhe kishte sjellë në Polici.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Stacionin Policor në Pejë.

“Kuleta së bashku me dokumente dhe paratë që kishte në kuletë iu janë kthyer qytetarit…

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatë.

Policia apelon tek qytetarët që shembuj të tillë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky