Shkup, 9 prill– Qyteti i Shkupit njoftoi se sot e shpalli thirrjen publike për shpërndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e programeve, projekteve, aktiviteteve dhe manifestimeve në interes të të rinjve.
Me këtë thirrje publike Qyteti i Shkupit dëshiron t’i inkurajojë të rinjtë për pjesëmarrje aktive në shoqëri nëpërmjet afirmimit dhe mbështetjes së aktiviteteve rinore, punës rinore dhe arsimit joformal në territorin e qytetit të Shkupit; inkurajimin e lidhjeve, shoqatave dhe formave të tjera të bashkëpunimit për të marrë pjesë në krijimin dhe zbatimin e politikave rinore, si dhe forcimin e kapaciteteve të shoqatave rinore në territorin e qytetit të Shkupit; të siguron kushte për shfrytëzim aktiv dhe cilësor të kohës së lirë të të rinjve; Inkurajimin e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete sportive dhe rekreative me theks në kultivimin e shprehive të shëndetshme jetësore; inkurajimi i aktiviteteve vullnetare tek të rinjtë, si dhe organizimi i seminareve dhe edukimeve; Inkurajimi i aktiviteteve në fushën e kulturës dhe artit në territorin e Qytetit të Shkupit; mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe rregullimit hapësinor në Shkup; nxitja e të rinjve në krijimin e ideve nga fusha e teknologjisë informatike.
Mjetet ndahen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022, nga Programi për aktivitetet në fushën e sportit dhe të rinjve në Qytetin e Shkupit për vitin 2022. Të dhënat e nevojshme si dhe propozim-programet dhe projektet, aktivitetet programore dhe manifestimet, me konstruksionin financiar, duhet të depozitohen në një aplikim të veçantë i cili mund të merret në Arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16) ose të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk. Thirrja publike zgjat deri më 21.04.2022.
Thirrja publike zgjat 13 ditë kalendarike, nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik dhe në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk.,njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.




