Agjencia Zhurnal.mk.

Radari regjistroi shpejtësinë 696 km/h të një veture, policia belge e gjobiti shoferin mbi 6,500 euro

Ndonjëherë vërtet duhet të pyesim veten në çfarë lloj bote jetojmë.

Në fakt – siç shkruan Auto Zeitung – një radar i automatizuar me një kamerë të instaluar në provincën belge të Quievrain fotografoi një veturë që dyshohet se eci me shpejtësi prej 696 km/h.

Dihet edhe lloji i automjetit. Bëhet fjalë për Opel Astra.

Pasi shkelësit i është falur toleranca e zakonshme që zbatohet në Belgjikë, shpejtësia përfundimtare u regjistrua 654 km/h, pra Astra ka udhëtuar deri në 193 metra në një sekondë dhe atë në një zonë ku shpejtësia e kufizuar është 50 km/h.

Mirëpo, policia aspak nuk dyshoi në prishjen e radarëve, ndaj i dërgoi me gjakftohtësi dënimin pronarit të Astras, gjegjësisht veturës më të shpejtë në historinë e Opelit, një gjobë prej 6597 eurove.

Nuk dihet nëse shoferi e ka apeluar këtë dënim, por nuk do të habiteshim nëse drejtësia do të vendoste se radari nuk ka gabuar dhe se drejtuesi i Astras ndoshta ka mundur ta arrinte atë shpejtësi.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky