Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tashmë kanë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.
Ai ka shkruar se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë.
“Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot
Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, ka shkruar Rama.