Agjencia Zhurnal.mk.

Rama flet për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot do të mbaj konferencë për medie.

Rama do të informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit “SunnyHill” në Tiranë.

Konferenca mbahet në ora 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës.

Festivali “Sunny Hill” nuk do të organizohet në Prishtinë, ka njoftuar ditë më parë Dukagjin Lipa, themelues dhe organizator i këtij festivali. Ai ka thënë se arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Edicioni i tretë i festivalet ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht 2022. Por, tashmë në këto data i njëjti është zhvendosur në Tiranë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky