Agjencia Zhurnal.mk.

Rama: Presim konfirmim për takimin, i firmosëm marrëveshjet

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë këtë të enjte turin dy ditor në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në përgjigje të kërkesës së kryeministrit Kurti për të mbajtur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Rama bën me dije se janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet e mbledhjes së anuluar të firmosura prej qeverisë shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në facebook, ku shton se në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës pritet tashmë konfirmimi nga Prishtina zyrtare.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama në Twitter.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky