Agjencia Zhurnal.mk.

Ramadani: Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani thotë se një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.

Për më tepër Ramadani vlerëson se “është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin”.

Shkrimi i plotë i Ramadanit në llogarinë e tij në Facebook:

Narko-Test për vendimmarrësit

Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.

Kjo nuk është shaka.

Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës.

Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht:

Presidenca, Qeveria, Kuvendi.

Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin.

Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA).

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky