Agjencia Zhurnal.mk.

Rast i tmerrshëm ndodhi në futbollin kosovar: Talentit prizrenas iu rrotullua gjuha, por falë intervenimit të shpejtë i shpëtoi më së keqes

Lojtari i juniorëve të Lirisë, Erand Bacaliu sot i ka shpëtuar vdekjes pas një lëndimi të rëndë në ndeshjen ndaj Istogut, ku e humbi vetëdijen dhe iu rrotullua gjuha. 

Pas intervenimit të shpejtë të dy fizioterapistëve, Esmer Berishës dhe Masar Shalës, u arrit që të evitohet më e keqja, shkruan Gazeta Olle.

Ky moment i trishtë është një mesazh alarmues për të gjitha klubet tona se pa mjek dhe pa fizioterapistë kurrsesi nuk bën të zhvillohen ndeshjet në asnjë kategori.

Njoftimi i plotë nga KF Liria: 

Sot, në Prizren në stadiumin “Përparim Thaçi” gjatë ndeshjes së juniorëve;

LIRIA – ISTOGU në një duel në ajër lëndohet rëndë lojtari i juniorëve të Lirisë Erand Bacaliu i cili humb vetëdijen e me ç’rast i rrotullohet edhe gjuha, por me intervenimin e shpejtë të dy fizioterapistëve tanë Esmer Berishës dhe Masar Shalës, arritëm t’a evitojmë më të keqen. I Falenderojmë të dy heronjtë tanë nga zemra për profesionalizmin e treguar sot.

Ky moment i trishtë është një mesazh alarmues për të gjitha klubet tona se pa mjek dhe pa fizioterapistë kurrsesi nuk bën të zhvillohen ndeshjet në asnjë kategori.

Ky rast eshtë mesazh i kjartë për organet kompetente se në ketë aspekt duhet të jenë maksimalisht rigoroz sepse jeta e të rinjve është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër.

Erandit i dëshirojmë shëndet.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky