Agjencia Zhurnal.mk.

Rasti “Llaskarca”/ Eksperti Zekirija Zekiri “nuk e ka nijet” të dëshmojë, përsëri sot mungoi

Shkup, 16 shkurt – Eksperti Zekirija Zekiri i cili duheshte të prezantojë super ekspertizën për tragjedinë në Llaskarcë, sot për herë të tretë nuk u paraqit të dëshmojë, por gjykimi nuk u shtye për shkak tij.

Gjykatësja Dijana Gruevska nga Gjykata Penale tha se edhe ajo e ka lënduar kokën, por ka ardhur në gjykim, që të mos shtyhet për herë të tretë.

Zekiri ka dërguar në gjykatë dokumentacion mjekësor për shtypje të lartë të gjakut (160 me 110), informon Zhurnal.

“Unë personalisht dje e pash te Mavrovasja”, tha një familjar i të dëmtuarve.

Prokurori Darko Jakimovski i cili kërkoi dokumentacionin e plotë të Zekirit, ka hulumtuar dhe ka marë informata se ai regullisht shkon në punë.

Gruevska ka kërkuar që prokurori t’i marë në pyetje super ekspertët tjerë.

Përndryshe Durmo Tours është firmë e afërt me BDI-në dhe bllokimet e deritanishme të këtij procesi gyjqësor, dyshohet se janë me qëllim që i gjithë faji ti hedhet shoferit dhe të mos del se autobusi ka patur parregullsi, e kështu në burg të futet vetëm shoferi./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky