Agjencia Zhurnal.mk.

Real Madridi përshpejton negociatat me Lille për transferimin e sensacionit francez

Real Madridi kishte planifikuar më herët që të transferonte një qendërmbrojtës në 2025 pasi Antonio Rudiger dhe David Alaba do mbushin të 30-tat, por kriza e tyre momentale në faz e mbrojtjes ka bërë që këto plane të përshpejtohen.

Ashtu siç ka qenë tash e një kohë strategjia e “Los Blancos”, ata po eksplorojnë tregun për të gjetur talent të rinj që kanë potencial të madh.

Sipas gazetës Marca, Reali tashmë e ka bërë të ditur tek drejtuesit e Lille interesimin e tyre serioz për qendërmbrojtësin Leny Yoro.

18-vjeçari shumë shpejtë është bërë një nga lojtarët më të vlerësuar në elitën e futbollit francez dhe kjo nuk i ka shpëtuar gjigantit spanjoll.

Drejtuesit e klubit tashmë kanë pyetur për situatën e tij dhe po planifikojnë që të bëjnë një ofertë për të në afatin kalimtar veror.

Megjithatë, gjërat nuk do të jenë aspak të lehta për madrilenët pasi për të siguruar shërbimet e Yoros, ata duhet të mposhtin konkurrencën e ashpër të PSG-së të cilët po ashtu thuhet se janë në mesin e ekipeve të interesuara.

Pas lëndimit të Alabas, emra të ndryshëm u përfolën në media si kandidat për ta zëvendësuar atë, por Real Madridi vendosi që të mos nënshkruajë me një lojtar të ri.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky