Agjencia Zhurnal.mk.

Reforma e hapjes ka sjelle ndikim pozitiv ne te gjitha fushat

Simpoziumi “Zhvillimi me cilësi të lartë i kauzës së të drejtave të njeriut në Xinjiang gjatë procesit të modernizimit të stilit kinez” për vitin 2023 u organizua të mërkurën në Urumqi, kryeqendrën e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore. Në simpozium ishin të pranishëm mbi 200 pjesëmarrës nga shkolla të larta dhe institute kërkimore, shkruan CMG.

Zv.kryetari ekzekutiv i Shoqatës për Studimet mbi të Drejtat e Njeriut të Kinës Jiang Jianguo tha në një fjalim tematik se kauza e të drejtave të njeriut në Kinë ka realizuar tre zhvillime .Së pari, shpallja e Republikës Popullore të Kinës i ka siguruar popullit kinez të drejtën politike për të qenë zot i vetes, duke hedhur një bazë të fortë institucionale për të drejtat e njeriut në fusha të tjera. Së dyti, Reforma e Hapja i ka dhënë popullit një liri ekonomike si duke hedhur një bazë materiale për të drejtat e tjera të njeriut. Së treti, në epokën e re, kauza e të drejtave të njeriut në Kinë ka hyrë në fazën e re të qytetërimit të të drejtave të njeriut dhe i gjithë populli kinez gëzon të drejta njeriu të gjera, të vërteta, konkrete e të efektshme, duke ecur drejt lirive të gjithanshme njerëzore.

Gjatë këtij procesi, ka lindur historia legjendare e përparimit të të drejtave të njeriut, të mbrojtura nga siguria kombëtare, të nxitura nga zhvillimi ekonomik, të mbështetura nga siguria shoqërore dhe të garantuara nga konsultimet demokratike e legjislacioni, shtoi Jiang.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky