Agjencia Zhurnal.mk.

Refuzimi i hyrjes në Kosovë për patriarkun serb, Stano: Kosova shkeli marrëveshjen për vizitat zyrtare

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur sot pasi Qeveria e Kosovës ia ka refuzuar hyrjen në Kosovë patriarkut serb Porfirije.

Stano në një deklaratë për media tha se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2024 për vizitat zyrtare me Serbinë.

“Vizita e Patriarkut Porfirije ishte e njoftuar, ishte në përputhje me marrëveshjet përkatëse të dialogut, dhe do duhej të lejohej të procedohej, do të duhej të lejohej të shkonte para.

Duke e refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës jo vetëm që e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare, por gjithashtu në mënyrë flagrante e ka injoruar rëndësinë e Kishës Ortodokse serbe që vazhdon ta ketë për një pjesë të qytetarëve të Kosovës…  Bashkimi Evropian vazhdon të bëj thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve që janë arritur”, është shprehur Stano.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky