Agjencia Zhurnal.mk.

Regjim i posaçëm i komunikacioni të dielën në Shkup

Shkup, 10 maj – Për shkak të mbajtjes së garës rrugore në Shkup, më 12 maj (e diel) nga ora 08:30 deri në ora 10:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët nëpër të cilat konkurrentët do të lëvizin.

SPB Shkupi kumtoi se pozita fillestare e garuesve është në bulevardin “Ilinden” – lokacioni Fontana, dhe më pas do të lëvizin përgjatë bulevardit “Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën “Nikola Parapunov”, nga aty deri te kryqëzimi me bul. “Aradhet partizane” në të djathtë (në drejtim të Gjorçe Petrov) deri te ura Vllajko, ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen në të njëjtën rrugë deri në kryqëzimin me rrugën “Lubljanska”, ku kthehen në gjysmërreth dhe ndjekin të njëjtën rrugë kthimi në rrugën “Nikola Parapunov” dhe bul “Ilinden” deri në lokacionin Fontana në bul “Ilinden”.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky