Agjencia Zhurnal.mk.

Sot festohet Uji i Bekuar, komunikacioni me regjim të posaçëm, autobusët me orar të së dielës

Shkup, 19 janar – Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot, me rastin e festës Uji i Bekuar, do të vendosë një regjim të posaçëm të komunikacionit për rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën nga ora 08:00 deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës fetare krishtere Uji i Bekuar, në Qendër të Shkupit për trafik do të mbyllet rruga “Filip Vtori Makedonski” nga kryqëzimi me bulevardin “Goce Dellçev” deri te kryqëzimi me rrugën “11 Tetori” në të dy drejtimet.

Në komunën Gjorçe Petrov nga ora 08:00 për trafik do të mbyllen rrugët nga kisha “Shën Petar dhe Pavle”, bulevardi “Partizanski Odredi”, deri te rruga “Gjorçe Petrov”, si dhe rruga “Gjorçe Petrov” deri në rr. “Vasil Çakalarov”. Gjithashtu, për trafik do të mbyllen edhe rrugët nga Kisha “Shën Pantelejmon”, rr. “Kozle”, dhe një pjesë e rr, “Vasil Çakalarov” deri te ura hekurudhore e lumit Vardar.

Në komunën e Aerodromit, nga ora 10:00 për trafik do të mbyllet rruga lokale drejt fshatit Lisiçe.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhërat e punonjësve të uniformuar të policisë përgjatë rrugës ku do të zhvillohet ngjarja për të garantuar një qarkullim të sigurt dhe të qetë.

Transporti publik në Shkup sot do të funksionojë sipas itinerarit të së dielës.

Siç njoftoi NQP “Shkup”, përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A,70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.
Të hapura nga ora 06:00 deri në 13:30 do të jenë pikat e shitjes në Qendrën Transportuese, Tregun e gjelbër dhe Gjorçe Petrov.
Teleferiku do të punojë si në ditët e zakonshme, nga ora 10:00-17:00.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky