Agjencia Zhurnal.mk.

Regjistrimi në shkollat e mesme në formë elektronike

Shkup, 6 prill – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar se këtë vit regjistrimi në shkollat e mesme do të kryhet në formë elektronike. Gjithashtu nga ky institucion njoftojnë se do të realizohet edhe trajnimi i drejtorëve të shkollave të mesme, të cilët do të njihen me mënyrën e funksionimit të shërbimit të ri elektronik dhe përfitimet e tij.

Prindërit dhe nxënësit, përveç aplikimit për regjistrim në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë elektronike mund të aplikojnë edhe për konkurset për bursa, për nostrifikimin e diplomave dhe për akomodimin në konvikte.

Sipas ministrisë kjo do të mundësohet nga shërbimi dixhital “Regjistrimi elektronik i gjimnazistëve” që realizohet në kuadër të projektit “Dixhitalizimi i shërbimeve në sektorin e arsimit”, i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Shkup.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky