Agjencia Zhurnal.mk.

Regjistrohen dy raste të reja me kollën e keqe në Kumanovë

Shkup, 26 shkurt – Një 40-vjeçar banor i Kriva Pallankës dhe një fëmijë pesëvjeçar nga Kumanova janë të sapo regjistruar të sëmurë me kollë të keqe në Qendrën e Shëndetit Publik të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarë nga institucioni.

Pacienti 40-vjeçar është regjistruar më 23 shkurt, ndërsa fëmija pesëvjeçar është regjistruar me 16 shkurt.

“Është konfirmuar në Institutin për Shëndet Publik, nuk është shtrirë në spital, është në mjekim shtëpiak”, tha mjekja Edita Ramizi, nga QSHP Kumanovë.

Burri 40-vjeçar është i vaksinuar me të gjitha dozat e vaksinave. Fëmija pesëvjeçar nuk është i vaksinuar, por nuk ka shkuar as në çerdhe. Ai është në mjekim shtëpiak.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky