Agjencia Zhurnal.mk.

Rektori Ahmeti: Në vitet e fundit veprimtarisë shkencore i kemi dhënë rëndësi të veçantë

Shkup, 29 mars – Misionin tonë ne e kemi plotësuar dhe e plotësojmë në vazhdimësi. Ajo është edukimi i gjeneratave të reja. Kështu tha rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti, i cili në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në vazhdimësi ata kanë punuar për të siguruar shoqërisë tonë kuadro të cilët janë të nevojshëm .

“Pavarësisht kostos të cilën e ka universiteti dhe pavarësisht asaj se kemi profit në studime të caktuara ose jo ashtu siç bëjnë universitet private, por gjithsesi se ky ka qenë edhe misioni për të cilën është themeluar edhe UT-ja: T’i shërbejë interesit publik, me theks të veçantë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Besoj se tani në shumë institucione bartës të shumë të funksioneve publike janë pikërisht studentë tanë”, u shpreh rektori Kushtrim Ahmeti.

Rektori Ahmeti tha se në vitet e fundit veprimtarisë shkencore i kanë dhënë rëndësi të veçantë dhe si rezultat i kësaj, tha ai, për secilin fakultet ka fushë shkencore, revista shkencore që janë duke u indeksuar në databazat më të rëndësishme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky