Agjencia Zhurnal.mk.

Rektori i UT Prof. Dr. Jusuf Zejneli realizoi takim pune me Ministrin e Shëndetësisë, Demiri

Tetovë, 23 shkurt – Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, gjatë ditës së sotme priti në një takim pune Ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Demiri. Fillimisht Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli e përgëzoi Ministrin për detyrën e re. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij që në mes Universitetit të Tetovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të thellohet bashkëpunimi në interes të përbashkët për të dy institucionet.

Universiteti i Tetovës deri tani ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me z.Ilir Demiri, i cili më herët ka mbajtur funksionin e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës. Përndryshe, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, për herë të parë gjatë këtij viti akademik hapi konkurs për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim ose miratim të specializimeve të profesionistëve të shëndetësisë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë.

Të dyja palët u zotuan t’i fuqizojnë edhe më tepër bashkëpunimet ndërmjet të dy institucioneve, ashtu që së bashku të ofrojnë më të mirën për studentët.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky