Agjencia Zhurnal.mk.

Rënie prej 9,8% në numrin e lindjeve në tremujorin e tretë

Shkup, 2 dhjetor – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2023 numri i lindjeve të gjalla është 4453 fëmijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është më i ulët për 9,8%.

Numri i të vdekurve në tremujorin e tretë të vitit 2023 ka shënuar një rënie prej 6,8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, pra kanë vdekur 4747 persona, prej tyre 8 foshnja.

Shtesa natyrore është negative, – 294 persona, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i të vdekurve për aq persona.
Në tremujorin e tretë të vitit 2023 janë lidhur 4116 martesa, që paraqet një rënie prej 11,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Në këtë tremujor janë divorcuar 301 martesa.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky