Agjencia Zhurnal.mk.

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Shkup, 28 Korrik – Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit në mes të fshatrave Vlladevci dhe Tribiçino të Komunës së Vasilevës.

Sipas Aleksandar Gudev, komandant i zjarrfikësve të Strumicës, zjarri është vënë plotësisht nën kontroll, ndërsa në terren është vendosur një ekip prej 30 personash nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

“Për momentin nuk ka vende ku ka rrezikshmëri nga zjarret, edhe reshjet e shiut dukshëm ndihmuan në shuarjen e flakëve, por duke qenë se është terren shumë i vështirë dhe i paarritshëm, do të kemi kujdes që zjarri të mos riaktivizohet gjatë ditës”, tha Gudev.

Edhe nga QMK kanë informuar se situata me zjarret është e qetë, pasi reshjet e mbrëmshme të shiut ndihmuan në shuarjen e tyre.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky