Klubi i Al-Nassr është në qendër të vëmendjes teksa po shfrytëzon efektin Cristiano Ronaldo, pas transferimit të 37-vjeçarit në kampionatin e Arabisë Saudite.
Tashmë, arabët pretendojnë edhe emra të tjerë të cilët kanë lënë gjurmë në futbollin europian dhe një nga atë është Marco Reus. Futbollisti gjerman është në vitin e fundit të kontratës me Borussia Dortmund dhe së fundmi vetë sulmuesi lë të hapur mundësitë e transferimit në një klub tjetër.
“Sigurisht që çdo futbollist mendon për të ardhmen dhe sheh përpara. Mua më kanë mbetur edhe vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratë dhe nëse nuk mendoj për të ardhmen time në këtë moment, do të ishte shumë e gabuar”, u shpreh Reus për Bild.
Sakaq, edhe agjenti i Reus, Dirk Lever theksoi se është shumë normale që klubet kërkojnë shërbimet e sulmuesit gjerman pasi “klienti” i tij kërkon me patjetër të jetë protagonist në botën e futbollit.