Agjencia Zhurnal.mk.

Rihapja e teatrit Shqiptarë në Shkup, përplas ASH-AA e BDI-në

Shkup, 11 korrik – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzoi BDI-në për shkatërrimin e kulturës shqiptare, shpërdorim të fondeve në rastin e rikonstruksionit të teatrit shqiptar, që ka zgjatur plotë shtatë vjet. Nga opozita shqiptare thonë se funksionarëve të BDI-së duhet tu ndalohet hyrja në teatrin shqiptar pasi siç thonë ata e kanë vendin në ulëset e gjykatave si të akuzuar për shpërdorime të shumta dhe politizim të institucioneve.

Fatih Qaili nga Aleanca për Shqiptarët në konferencë për shtyp tha se më në fund pas një dekade zvarritje e keqpërdorime, përfundimisht u rihap Teatri i Shkupit.

“Urime të gjithë artistëve dhe artdashësve, atyre që për një dekadë e kanë pritur këtë ditë dhe për aq kohë u është ndaluar hyrja në këto dyer. Sot jemi këtu për t’ju thënë se u ndalohet hyrja funksionarëve të lartë të BDI-së, që për më shumë se një dekadë mbajtën peng këtë kështjellë të kulturës shqiptare. I kemi parë në shumë raste duke keqpërdorur ngjarje sportive, kulturore e madje edhe manifestime të fëmijëve edhe pse nuk kanë pasur as të drejtë e as ndonjë meritë për ato ngjarje”, tha Qaili.

Ai shton se funksionarët e BDI-së përveç se nuk kanë meritë për këtë rihapje, kanë edhe faj për vonesën për më shumë se një dekadë.

Kanë faj për keqpërdorimet e parave të qytetarëve, për lënien pa punë artistët dhe pa shfaqje artdashësit. Ata kanë edhe faj të madh kombëtar, faj për shkatërrimin e kulturës shqiptare me çdo veprim dhe vendim”, deklaroi Qaili.

Sipas tij, funksionarët e BDI-së janë shkatërrues të kulturës shqiptare dhe se duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Për ju nuk ka vend në ulëset e Teatrit, por në bankat e të akuzuarve”, pohoi Qaili.

Pas akuzave të ASH dhe AA, vjen reagimi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ndaj konferencës për shtyp të ASH-së duke thënë se “mungesa e ideve, mospasja e projekteve të realizuara nga ta, nihilizmi kronik ndër vite dhe prirja vandale e opozitës shqiptare i neverisë qytetarët dhe është një nga arsyet për dështimet e tyre të njëpasnjëshme.

“Ndryshe nga prirjet vandale opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim ndërton teatro, shkolla, spitale, rrugë, çerdhe dhe angazhohet për cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar vepra të panumërta për ta lehtësuar përditshmërinë e çdo qytetari”, thonë nga BDI.

Ata shtojnë se dje teatri kishte festë, ndërsa opozita edhe pse ishte e ftuar nuk erdhi për të festuar.

“Plani opozitar që ta vandalizojnë teatrin në 71 vjetorin e vet dhe në rihapjen e teatrit të rinovuar tërësisht është neveritës. Qytetarët nuk rreshtohen pas grindavecëve, pas vandalëve, pas nihilistëve të cilët nuk kanë asnjë projekt të vetin të realizuar prej që kur ekzistojnë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Në fund thuhet se BDI do të vijojë me politikat konstruktive dhe në përmirësimin e kushteve për një jetë cilësore në të gjitha sferat.

“veprimet e tilla opozitare janë dëshmia më e mirë se pse duhet përkrahur ndërtuesi e jo shkatërruesi, krijuesi e jo mohuesi, konstruktivi dhe jo destruktivi”, thonë nga BDI.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky