Agjencia Zhurnal.mk.

Rikthehet vjeshta – reshje shiu dhe temperatura të ulëta gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se kjo javë do të jetë me kushte të ngjashme me stinën e vjeshtës.

Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin.

Edhe të martën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me shi, derisa gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. “Në fushta termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shum në rrafshin e Dukagjinit.”, ka informuar instituti.

Ndërsa, ditën e mërkurë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.

Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Në shum zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termikie mbetet i pandryshuar dhe konstant.

Edhe dita e premte pritet të mbetet pothuaj e ngjashme sa i përket kushteve meteorologjike. E vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky