Agjencia Zhurnal.mk.

Rina Balaj në maj sjellë këngën “Si ti” – të cilën tha se nuk do ta publikonte asnjëherë

Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Por, javë më parë artistja nga Istogu ndau me fansat në Instagram një pjesë të shkurtër të një kënge të re, të cilën tha se nuk do ta publikonte asnjëherë.

Por, ndonëse e interpretoi vetëm një pjesë të shkurtër të saj kënga u pëlqye dhe fansat e saj të shumtë insistuan që ajo të lansonte.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Kjo ka bërë që Rina ndërroi mendje dhe tashmë përmes një InstaStory ka njoftuar se projekti “Si ti” do të publikohet gjatë muajit maj.

“Pas shumë kërkesave të këngës “Si ti: kam vendos që me e lansu brenda muajit maj. Doli të jetë një këngë e mrekullueshme ndaj priteni”, ka shkruar Rina sipër një imazhi.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndërkohë, së fundmi Rina publikoi këngën e re “Blue” që erdhi në bashkëpunim me artisten, Ameila.

Kënga erdhi e vizuelizuar edhe me klip, të cilin e xhiroi në Greqi atje ku Balaj është zhvendosur kohëve të fundit.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky