Agjencia Zhurnal.mk.

Rindërtimi i spitalit pediatrik të Elbasanit, Rama: Punimet po ecin me ritme të larta

Rindërtimi i spitalit pediatrik të Elbasanit po ecën me rimte të shpejta dhe brenda vitit 2021 pritet që të ketë përfunduar dhe të jetë gati për të pritur vizitat e fëmijëve. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga procesi i rindërtimit dhe punës që po bëhet me këtë spital pediatrik.

“Kjo është Pediatria e Elbasanit ku puna për rindërtimin po ecën me ritme të larta”, shkruan Rama krahas fotove.

Rindërtimi i ndërtesës ekzistuese të spitalit pediatrik do ta kthejë atë në një spital modern për të ofruar shërbime bashkëkohore të kujdesit shëndetësor sipas standardeve më të mira evropiane. Në këtë spital nuk është bërë asnjë investim që nga vitet ’90, ku struktura e spitali kishte degraduar , mungonte sistemi i gazit mjekësor dhe nuk mund të ofrohej dot një kujdes shëndetësor cilësor. Ndërsa me investimet në të brenda vitit, Elbasani do të ketë një pediatri me standarde europiane.

Me mbarimin e punimeve të spitalit pediatrik do të përfundojë edhe transformimi i kompleksit spitalor rajonal të Elbasanit.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158886740926523

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky