Agjencia Zhurnal.mk.

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, rinia e Partisë Demokratike të Kosovës para qeverisë ka zhvilluar një aksion simbolik.

Në këtë aksion të rinjtë janë parë me valixhe në duar për të simbolizuar ikjen e profesionistëve.

Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së thase valixhet në duar janë një simbol i fuqishëm i zgjedhjes së hidhur që shumë qytetarë sipas saj janë të detyruar të marrin rrugën e emigrimit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, bashkë me rininë e PDK-së jemi mbledhur para qeverisë, ne qëndrojmë këtu, të detyruar nga një realitet i hidhur që na nxit të shprehim shqetësimin që prek jo vetëm rininë, por çdo shtresë të shoqërisë sonë. Këtu bashkë me mua janë 7 të rinj të cilët përfaqësojnë vetëm disa nga profesionet: Policët, Zjarrfikësit, Mjekët/Infermieret, Minatorët, Mësuesit, Ndërtuesit dhe Kamarierët.

Secili mban nga një valixhe në duar, një simbol i fuqishëm i zgjedhjes së hidhur që shumë qytetarë tanë janë të detyruar të marrin rrugën e emigrimit, dhe kjo flet shumë për kushtet në të cilat punojnë punëtorët tanë dhe mundësitë që shtrihen përtej kufijve tanë, dhe jo brenda.

Qeveria Kurti nuk e ka përmbushur premtimin e saj për krijimin e një ambienti të favorshëm për të gjithë punëtorët, pavarësisht kategorisë apo moshës së tyre. Ky dështim jo vetëm që cenon stabilitetin tonë ekonomik, por gjithashtu detyron shumë qytetare të kërkojnë një perspektivë më të mirë jashtë vendit, duke e shteruar burimin tonë më të çmuar, njerëzit tanë, rininë tonë”, tha Salihu.

Ajo poashtu ka renditur disa kërkesa për këto kategori.

Disa nga kërkesat ishin siguria në vend të punës, mbulim gjithëpërfshirës sigurimesh, trajtim meritor në vendin e punës, vende të reja të punës, e të tjera.

“Sot, për të gjitha këto kategori, në vend të festës, ne kërkojmë: Siguri në çdo vend pune. Mbulim gjithëpërfshirës sigurimesh si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Trajtim i drejtë dhe meritor në vendin e punës. Kompensime adekuate të rrezikut për të gjitha profesionet me rrezikshmëri të lartë. Vende të reja të punës për rininë dhe programe aktive për t’i aftësuar e ndalur ata në Kosovë.

Këto nuk janë vetëm kërkesa; Këto janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet një mjedis i drejtë pune, më e pakta që meritojnë punëtorët tanë. Së bashku, ne qëndrojmë për dinjitetin e çdo punëtori në Kosovë, sepse kur punëtorët mbështeten dhe vlerësohen, i gjithë shteti qëndron më i fortë. Urime 1 Maji të gjithë punëtorëve që mbajnë gjallë shtetin dhe ekonominë e Kosovës”, përfundoi ajo. /KP/

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky