Agjencia Zhurnal.mk.

Rita Ora vjen me poza atraktive nga një studio muzikore në Zelandë të Re, ndërsa jep sinjale për muzikë të re

Rita Ora tregon muskujt e barkut në një bluzë të shkurtër, ndërsa publikoi disa fotografi nga një studio incizimi, duke lënë të kuptohet se muzikë e re nga ajo është në ardhje.

Këngëtarja e hitit “How We Do”, 33 vjeçe, vuri në pah figurën e saj të mahnitshme të trupit, në një koleksion fotografish ‘selfie’ të bëra në Auckland, Zelandën e Re, të cilat i publikoi në Instagram të enjten në mëngjes.

Rita veshi një jelek të zi sportiv të ndarë që zbulonte barkun dhe një palë xhinse me bel të ulët teksa u kthye në studio, shkruan DailyMail.

Duke treguar pamjen nga kënde të ndryshme, Rita dhuroi një pasqyrë të jetës së incizimeve muzikore ndërsa pozoi pranë mikrofonit të studios me një piano në sfond, me një palë kufje të mëdha.

“Zgjidhni këndin tuaj në studio”, – shkroi ajo në postimin e saj, duke entuziazmuar fansat për mundësinë e publikimit të muzikës së re. “Nuk mund të vendosja…”.

Në dy prej fotove, Rita ndërroi këndin dhe zgjodhi të bënte një ‘selfie’ në pasqyrë. Duke filluar me të treguar veshjen e saj nga para, më pas ajo ndau edhe një foto tjetër të saj nga prapa – duke ofruar një shikim të shkurtër të tatuazhit në krahun e saj. Fansat ishin të shpejtë për të kapur sugjerimin që artistja po incizonte më shumë këngë të reja.

“Më pëlqen këndi ku të shoh… duke incizuar!” shkroi një person në Instagram. “Po qaj literalisht, kjo do të jetë kaq e mahnitshme”, “Po vjen një album i ri omg” – ishin disa nga komentwr e fansave, gjersa një i tretë shkroi: “Studioja të shkon për mrekulli!”.

Ndërsa këto zhvillime ndodhën vetëm disa ditë pasi Rita tregoi se si ka fituar muskujt e barkut duke ndarë një sërë fotove gjatë stërvitjes, të cilat po ashtu i postoi në Instagram të martën në mëngjes.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë, aktualisht ndodhet në Auckland, në vendin e origjinës së bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” vuri në pah linjat e saj të stërvitura në këtë kostum sportiv të ngjitur shkëlqyes me mëngë të shkurtra ndërsa pozoi për një ‘selfie’ në pasqyrë. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky