Agjencia Zhurnal.mk.

Rizvanolli: Është kritike që të rriten mundësitë e alternativave për ngrohje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njofton se sot ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi, nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, kryeshefin e Termokosit, si dhe përfaqësues nga KEK, MMPHI, MFPT dhe ZKM-së për të diskutuar rreth zhvillimit të projektit për dyfishim të kapaciteteve prodhuese të koogjenerimit (nga 140 në 280 MWth).

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo shprehet se ky projekt është duke u zhvilluar nga Banka Evropiane për Investime (EIB) në kuadër të programit IPA 2020, dhe se “është tejet e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të ngushtë mes akterëve të nivelit lokal dhe qendror në mënyrë që projekti të realizohet në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më të mirë të mundshme”.

Sipas Rizvanollit, është kritike që të rriten mundësitë e alternativave për ngrohje në mënyrë që të ulim kërkesën për energji elektrike për ngrohje – gjë e cila thotë se rrezikon sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

“Prandaj, një projekt i tillë i cili mundëson qasje në Ngrohje Qendrore për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve është prioritet i përbashkët i të gjithë aktorëve”, ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky