Shkup, 15 janar – Në Maqedoninë e Veriut e pamundura nuk ekziston sepse edhe gjërat e paimagjinueshme ndodhin. Tani është fjala për paradoksin që dëgjohet në media ku një fluks dhe numër enormë i qytetarëve çdo ditë ndodhen para sporteleve të policisë për t’i ndërruar dokumentet personale. MPB nuk ka kapacitet të japë 2.5 milionë pasaporta deri më 12 shkurtë ka thënë kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski. Nga ana tjetër, sipas Regjistrimit të popullsisë 2021, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka 1.836,713 banorë, dhe janë dy shifra që nuk përputhen e nuk përkojnë me realitetin, sepse numri i përmendur prej 2.5 milionë pasaportave është tejet i madh edhe në krahasim me numrin e banorëve jorezidentë (bashkë me diasporën), që zyrtarisht është 2 milionë e 97 mijë.
Këtu qëndron zanafillla e dyshimeve që ka ngritur Zhurnal, por edhe faktorë tjerë relevantë në vendin tonë.
Tani shtrohen dilemat ku po fshihen edhe 700 mijë qytetarë të tjerë? A janë të sakta të dhënat e regjistrimit të fundit? A po tregtohet akoma me pasaporta? shkruan Zhurnal.
Pasaporta më shumë sesa qytetarë –
MPB nuk ka kapacitet të japë 2.5 milionë pasaporta deri më 12 shkurtë thotë kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski. Sipas tij, me këtë intensitet që po punohet, ndryshimi i të gjitha pasaportave mund të arrihet deri në vitin 2027”.
“Aty ke dy aparate që punojnë nga 7 deri ne 10 orë në ditë, secila prej tyre ka një kapacitet prej 120 pasaportash në orë ose, nëse e reduktojmë në punë të vazhdueshme pa ndërprerje, mund të ndërroni maksimumi gjysmë milion pasaporta në vit edhe atë në kushte ideale, me kusht që këto pajisje të funksionojnë pa ndërprerje. Kjo do të thotë se duhen gjashtë vite me këtë ritëm dhe dinamikë për të ndryshuar të gjitha dokumentet e udhëtimit. Ose me fjalë të tjera, nëse ligji është miratuar në vitin 2021, atëherë të gjitha 2.5-2.7 milionë dokumentet e udhëtimit të Maqedonisë mund të ndryshohen deri në vitin 2027”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Por, si ka mundësi të flitet për aq shifër të lartë të dokumenteve të udhëtimit do të thotë pasaportave përderisa numri i banorëve nuk përkon me shifrën në fjalë. Sipas Regjistrimit të popullsisë 2021, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka 1.836.713 banorë, që është për 223 081 persona apo 10.8% më pak krahasuar me vlerësimin e popullsisë së vitit 2016 dhe për 236 989 persona apo 11.4 % më pak krahasuar me vitin 2011.
Por esenca qëndron te fakti manipulues me shifra që para syve së qytetarëve thuhen gjëra pa u menduar dy herë dhe pa dhënë askush përgjegjësi për atë që e thotë. Të lakohen shifra për pasaporta 2.5 milionë në anën tjetër të numërosh vetëm 1.8 milionë banorë nuk do mend që lë hapësirë për dyshime dhe dilema të natyrave të ndryshme.
Tani Zhurnal për këtë deklaratë të pamatur të Mickovsit shtron tre pyetje kryesore:
- A është manipuluar me procesin e regjistrimit?
- Ku po fshihen 700 mijë qytetarë të tjerë?
- A po përgatiten më shumë pasaporta që pastaj të shiten për kriminelët?
Në vendin tonë gjithçka është e mundur por nuk duhet të tolerohet deri në këtë masë që para syve të opinionit publik të bëhen manovra të tilla me numra. Dhe, për këtë gjë duhet të ketë sqarim. Sepse nuk mund të ketë më shumë pasaporta se qytetarë, kjo logjikisht është e pakuptueshme e praktikisht e pa arritshme.
Zhurnal kujton pasaportat e arta në Maqedoninë e Veriut përdoreshin nga persona me rekorde kriminale për aktivitetin e tyre –
Në një proces gjyqësor në Serbi, një kriminel serb dëshmoi se për pasaportën maqedonase ishin paguar 30 mijë euro. Roko quhej shtetasi maqedonas, i cili sipas deklaratave të bëra në Gjykatën Speciale në Beograd, ka marrë 30 mijë euro për pasaportë maqedonase, patën raportuar mediat serbe në nëntor të vitit 2022. Kështu kishte thënë dëshmitari Srdjan Laliq në procesin kundër Velja Nevoljës dhe klanit Kavak.
“Kam çuar para në një shtëpi në Zemun për transport në Turqi, një herë kam marrë 30 mijë euro për pasaportë për Marko Boziqin. Personi që ishte kontakti i pasaportës për S. Maqedonia është një person me nofkën Roko. E përmenda se grupi merrej me shpërndarje droge, siguri”, ka thënë Laliq para Gjykatës Speciale në Beograd. Afera “Dyfish” në Maqedoni ishte lëshimi i 215 pasaportave maqedonase për banditët e njohur, bosët e drogës, kriminelët nga jashtë. Në MPB ka vendime për disa zyrtarë.
Më vonë opinioni është tronditur nga një aferë tjetër, pasi u bë e ditur se oligarku ukrainas Oleksandr Onishchenko kishte pasaportë maqedonase dhe gjithashtu ishte në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Onishchenko pretendoi se nuk kishte asgjë të diskutueshme dhe se të gjitha dokumentet që ai dorëzoi ishin të ligjshme.
Por, urojmë që pasaportat e reja me emrin e ri të shtetit do të shënojnë një kapitull të ri dhe nuk do të keqpërdoren në forma të tilla.
Kujtojmë që, në bazë të Marrëveshjes së Prespës, që i dha fund kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të gjitha dokumentet personale – pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë – qytetarët duhet t’i ndërrojnë deri në shkurt të vitit 2024, përfshirë këtu dhe ata të cilët kanë dokumente valide. Këto janë dokumente me emrin e ri kushtetues të shtetit, ku krahas Maqedonia, shtohet pjesa “e Veriut”. Por, ky proces pritet të zgjat më shumë se kaq sepse është e pamundur brenda këtij afati të realizohet e gjithë kjo. /Zhurnal.mk