Agjencia Zhurnal.mk.

Rodri: Duam ta bëjmë Man Cityn aq të madh sa Liverpooli

Lojtari i Manchester Cityt, Rodri ka thënë se dëshiron të ndihmojë që një ditë të bëhet klubi i tij po aq i madh sa Liverpooli.

City është klubi më i suksesshëm dhe trofeshëm anglez në dekadën e fundit, duke fituar të gjithë trofetë, nga Liga Premier, te FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, njëri nga yjet kryesor të ekipit viteve të fundit, Rodri, beson se ekipi i tij duhet ta ndjek rrugën e suksesit për të qenë po aq të mëdhenj sa rivali i tyre, Liverpooli.

“Liverpool ka pasur një histori më të mirë se ne (Man City), është normale”, ka thënë fillimisht mesfushori i Cityt.

“Sigurisht, Liverpool ka qenë në 2,3 skuadrat më të mira të të gjitha kohërave në këtë vend, kështu që është normale që ata të mbështeten zakonisht”.

“Ne jemi këtu për të ndryshuar historinë dhe për të qenë pjesë e epokës moderne të Ligës Premier dhe për të qenë një ditë aq i madh sa Liverpooli është tani si një klub”, përfundoi Rodri.

Liverpooli është në një tjetër garë për titull me Cityn, ashtu siç ka bërë gjatë shumë sezoneve të kaluara.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky