Roma i është gëzuar fitores prej 1-0 ndaj Bolognas në Stadio Olimpico për t’i marrë pikët e para në Serie A në vitin e ri.
Një ndërhyrje të gabuar të Charalampos Lykogiannis në minutat e para të sfidës, gjyqtari e ndëshkoi me penallti.
Përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshit e mori Lorenzo Pellegrini, i cili e mposhti në mënyrë mjeshtërore Lukasz Skorupskin (6’).

Vijimi i fraksionit të parë ishte më i qetë sa u përket rasteve dhe me epërsi minimale të vendasve skuadrat shkuan në pushim.
Me të filluar gjysma e dytë, Skorupski bëri një pritje pas një rasti të mirë nga Nicolo Zaniolo, i cili pas një ore lojë u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit.




