Një darkë speciale është organizuar në natën e sotme (e diel) vetëm për vajzat e Big Brother VIP Albania 3.
Ato janë zhvendosur në një dhomë speciale, ndërkohë që i janë përgjigjur disa pyetjeve.
Të njëjtat kanë biseduar me njëra-tjetrën e kanë zbuluar disa sekrete, nëse i kanë bërë apo jo.
Veç kësaj, derisa po e shijonin këtë mbrëmje, në dhomë ndërhynë disa banorë specialë.
Romeo, Juli dhe Elvisi janë lyer e bërë sikurse femra, vetëm për të marrë pjesë në këtë darkë.
Ky moment ka shkaktuar të qeshura te konkurrentet, të cilat u habitën nga këto veprime.
Në nominim për këtë javë janë: Romeo Veshaj, Elvis Myrtaj dhe Heidi Baci.