Agjencia Zhurnal.mk.

Rot: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në Maqedoninë e Veriut, një goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Berlin, 10 maj – Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Rot, konsideron se fitorja e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e dyfishta është goditje e rëndë për ambiciet e BE-së dhe se për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por edhe vendet e BE-së që i evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan.

“Nacionalizmi i djathtë triumfoi në Maqedoninë e Veriut. Një goditje e rëndë për ambiciet e BE-së. Për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por vendet e BE-së që evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan. Nëse ne vazhdojmë me negociatat e anëtarësimit në BE në një mënyrë kaq teknokratike, brezi i ri do të largohet nga Ballkani Perëndimor, nacionalizmi dhe euroskepticizmi do të rriten në mënyrë drastike. Rusia dhe Kina duhet të jenë të lumtura. Më në fund ne kemi nevojë për një rifillim dhe pa bllokime”, ka shkruar Rot në X. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky