Agjencia Zhurnal.mk.

Rrahje mes disa personave në Gjakovë, hundë të thyera e lëndime të rënda

Një rrahje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, ku disa persona janë lënduar rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar për Telegrafin se njërit person i është thyer hunda, ndërkaq situata ka eskaluar ku janë përfshirë edhe disa të tjerë.

Gjithçka kishte filluar pas një mosmarrëveshje mes dy personave, ku viktima kishte shkuar tek i dyshuari për tu sqaruar me të.

“Datë 29.12.2021 pas orës 21:00 , ne Rr.”Abdullah Babalija”- Gjakovë, përderisa viktima kishte shkuar tek i dyshuari për tu sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme, i dyshuari menjëherë kishte goditur viktimën me grushte fillimisht në hundë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (frakturë të hundës) më pastaj ka eskaluar situata ku të gjithë personat e përfshirë kanë filluar të godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë personave të lënduar i është ofruar tretmani mjekësor”, tha Gjurkaj për Telegrafin.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, njoftoi Gjurkaj.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky