Agjencia Zhurnal.mk.

Rrahje mes pesë femrave të mitura në një palestër sporti në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditë më parë në një palestër sportive ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave femra kosovare të mitura.

Rasti ka ndodhur më 30.03.2022 në orën 12:30 në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë.

“Raportohet se ditë më parë në palestrën e sportit ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave femra kosovare të mitura. Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit persona janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, më 01 prill është identifikuar dhe arrestuar një e dyshuar tjetër femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky