Agjencia Zhurnal.mk.

Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..

Behgjet Pacolli ka rrëfyer për emisionin “Opinion” jetën e tij. Edhe ose njihet si një nga personat më të pasur shqiptarë, fillimet për Pacollin nuk ka qenë e lehtë.

Pacolli rrëfeu gjatë një interviste se si ishte ndjerë nga komentet e bashkëmoshatarëve të tij pasi kishte qenë i veshur me pantallona dhe këmishë të grisur.

“Më thonë ti ku po shkon kështu, ti tani je student duhet të vishesh më bukur. Unë kisha ndoshta pantallona të grisura dhe një këmishë po ashtu të grisur. Ai moment është i paharruar për mua. I kam shikuar ata. I kam parë që kanë qenë të veshur bukur. Mua më kanë dalë lot në moment dhe kam filluar të eci. Më dolën lot, pak a shumë edhe krenari edhe inat. Ishte ai momenti emocional i cili funksionoi në të gjitha mënyrat dhe unë u drejtova me shku në shtëpi. Kisha një mundësi me shku me autobus në shtëpi. Kam harruar fare që ka autobus. Kam shkuar në këmbë”, tregoi ai.

Më tej Pacolli rrëfeu: “Kam ardhur ora 3 e mbasdites. Më kujtohet nëna ime. Ajo më fshiu vrazhgët e lotëve që kishin rrjedhë. Dhe më tha pse ke qarë. I thashë këto kanë qenë djersë. Ajo e kuptoi. Aty i kam thënë që do shkoj te daja. E vetmja mënyrë aty me e qetësu ishte kur i thashë që do të shkoj tek daja. Daja ishte vëllai i saj jetonte në Hamburg. Ajo tha nëse ke vendosur, shko, por mos harro që ne jemi këtu dhe duhesh me u kthy. Babait nuk i kam treguar fare”.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky