Agjencia Zhurnal.mk.

Rrëmbimet në Nigeri, forcat e sigurisë i shpëtojnë gjashtë viktima të rrëmbyera derisa e pritnin trenin

Forcat e sigurisë kanë shpëtuar gjashtë nga 32 personat që u rrëmbyen në një stacion treni në shtetin Edo, në jug të Nigerisë, në fundjavë, thonë autoritetet.

Në mesin e të kidnapuarve ishin stafi i stacionit dhe pasagjerët që prisnin një tren. Në lidhje me rrëmbimet është arrestuar një i dyshuar.

Sipas disa raportimeve thuhet se personat e dyshuar ishin të armatosur dhe kishin shtënë në ajër, dhe se viktimat e rrëmbyera u dërguan në pyll.

Rrëmbyesit i liruan dy fëmijë pasi “besohej se ata mendonin se fëmijët do të ngadalësonin lëvizjet e tyre”, citohet të ketë thënë një banor i zonës nga gazeta Vanguard.

Në Nigeri së fundi ka pasur shqetësime në rritje për sulmet në vend. Incidenti i fundit vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale ku siguria është një çështje kryesore e fushatës.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky