Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë, gjithashtu nuk do të mungojnë edhe lajmet nga bota.
Lajme, raporte dhe rrëfime nga më të ndryshmet do të zënë vend në faqen tonë, duke i njoftuar lexuesit me zhvillimet në hapësirën mbarëshqiptare dhe më gjerë.
Portali freskohet vazhdimisht me ngjarje politike, të ekonomisë, kulturës, lajme sporti, video-lajme, intervista etj., si dhe zhvillimet në estradën shqiptare dhe botërore, ndërsa vend të përhershëm do të kenë të rejat më të fundit nga fusha e shkencës dhe teknologjisë.

Përpos rubrikave të lartpërmendura, Zhurnal ka servise të vazhdueshme interaktive-forume, ku lexuesit mund t’i shfaqin mendimet e tyre për shumëçka.
Zhurnal do të ngel gjithmonë në nivel të misionit të informimit më bashkëkohor-internetit, ngase ekipi i saj, i përbërë nga gazetarë të sprovuar në fushën e gazetarisë shqiptare.
ZHURNAL – Sot vetëm lajm; Nesër edhe me shumë!
STRUKTURA ORGANIZATIVE
Agjencia rajonale e lajmeve ZHURNAL përbëhet nga këto sektorë:
1. Sektori i Lajmeve – Sektori i lajmeve përbëhet nga gazetarë me eksperience të madhe në fushën e gazetarisë. Ky sektor është i ndarë në katër pjesë: Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër. Secili sektor publikon lajme nga vendi përkatës. Çdo sektor i veçantë i lajmeve ka kryeredaktorin, redaktorin dhe gazetarët.
2. Sektori i Marketingut – Përbëhet nga persona mjaft të aftë të cilët punojnë në mënyrë profesionale për të zgjeruar klientelën e agjencisë rajonale të lajmeve Zhurnal.
3. Sektori i Përkrahjes Teknike – Specialistët e këtij sektori kanë përvojë të konsiderueshme dhe janë të aftë për të përballuar e tejkaluar çdo situatë të pakëndshme. Ata vazhdimisht përcjellin arritjet më të mira teknologjike, në rajon e më gjerë, për instalimin e sistemeve të ndryshme e komunikimin në internet dhe kanë mjaft përvojë mbi rrjetet kompjuterike dhe kompjuterët personal.