Shkup, 28 korrik – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në qershor të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.5 për qind dhe për 21. 9 për qind në nivel vjetor.
Në qershor të vitit 2022, krahasuar me muajin maj të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale janë më të larta në grupet: Energjia për 1.1 për qind, Prodhimet kapitale për 0.4 për qind, Prodhimet intermediare përveç energjisë për 2.1 për qind, Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 1.3 për qind dhe Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 1.1 për qind.
Në muajin qershor të vitit 2022, krahasuar me muajin qershor të vitit 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia për 25.3 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 28.6 për qind Prodhimet kapitale për 75.3 për qind, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 7.1 për qind, dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 14.6 për qind.