Agjencia Zhurnal.mk.

Rriten çmimet e taksive në Kumanovë

Shkup, 11 mars – Këshilli i Kumanovës sot ka marrë vendim për rritjen e çmimeve të transportit të taksive. Transporti me taksi zyrtarisht është rritur për 20 denarë, nga 60 në 80 denarë për kilometër dhe 40 denarë për secilin pasues.

Më herët kompanitë e taksive kanë rritur vullnetarisht çmimet e shërbimeve për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, duke sqaruar se kanë paraqitur dy propozime në muajt e fundit, pas konstituimit të këshillit.

Nga grupi i këshilltarëve “Për Kumanovën tonë” e mbështetin propozimin, duke sqaruar se janë rritur çmimet e derivateve, për kontrollin teknik, emergjent, sigurimin e udhëtarëve, shërbimet, çertifikatat mjekësore, licencat.

“Nëse nuk e pranojmë këtë rritje, do të kontribuojmë në rritjen e numrit të taksistëve ilegalë, ata do të vozisin ilegalisht, ne vetëm do të inkurajojmë ekonominë e zezë, do të humbasim kompanitë e licencuara që paguajnë taksa”, tha koordinatori i grupit të këshillit “Për Kumanovën tonë”, Darko Mitevski.

Koordinatori i grupit të këshillltarëve të LSDM-së, Aleksandar Jovanovski tha se për pjesën më të madhe pajtohen me rritjen e çmimeve, ndërsa si grup këshilltarëve do të abstenojnë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky