Agjencia Zhurnal.mk.

Rritet niveli i ujit në Liqenin e Prespës

Shkup, 16 mars – Për një centimetër është rritur niveli i Liqenit të Prespës, ndërsa nivelet e dy liqeve tjera natyrore në vend janë të njejta sikur dje, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Përveç kësaj, niveli i Liqenit të Prespës është 1,98 metra më i ulët nga mesatarja për marsin. Më i ulët se mesatarja, dhe atë për 26 centimetra është edhe niveli i Liqenit të Ohrit, ndërsa  niveli i ujit të liqenit të Dojranit është për 2,41 metra më i lartë nga mesatarja për këtë periudhë  të vitit. 

Nivelet e shumicës së lumenjve në vend janë gjithashtu më të ulëta se mesatarja, të cilët zakonisht kanë një rritje apo ulje të lehtë të nivelit të ujit në krahasim me ditën e djeshme. Rritje më të madhe në nivelin prej 38 centimetra krahasuar me ditën e djeshme ka lumi Treska në pikën matëse afër Makedonski Brodit, ndërsa rënien më të madhe prej gjashtë centimetrash e ka në Pçinjë afër Banjës së Katllanovës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky