Agjencia Zhurnal.mk.

Rritet numri i femrave me kancer në gji në rajonin e Kumanovës

Kumanovë, 12 prill – Në rajonin e Kumanovës rritet numri i femrave të prekura nga kanceri në gji, njoftojnë kompetentët shëndetësor. Madje, siç thonë ata, dukuri brengosëse është se tanimë ka lëvizur kufiri i moshës së grave të prekura. Deri më tani kryesisht nga kjo sëmundje prekeshin gra nga mosha 50 vjeçare, kurse për fat të keq viteve të fundit janë evidentuar femra të prekura edhe nga mosha 20 vjeçare. Andaj mjekët apelojnë që të bëhen kontrolle sa më të shpeshta për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Mjekët rekomandojnë që në çdo gjashtë muaj të bëhet eho e gjirit, kurse çdo 12 muaj mamografia.

“Shumë me rëndësi është që të zbulohet me kohë. Sa më herët të zbulohet, gjasat janë më të mëdha për t’u shëruar. Numri i pacienteve po rritet. Kufiri i moshës ka lëvizur. Sipas studimeve të deritashme, mosha e të prekurave ishte pas të 50-tave, kurse tani kemi paciente shumë të reja, që nga mosha 20 vjeçare.”, – deklaroi Meri Peshevska nga Klinika Universitare për radioterapi dhe onkologji.

Numri i madh i pacienteve me kancer në gji ka të bëje edhe me mos kontrollin e rregullt dhe marrjes së masave preventive. Andaj, vendi ynë është me numër më të madh të të prekurave me kancer në gji, në krahasim me vendet e rajonit.

“Në nivel të shtetit, vitin e kaluar janë evidentuar 1.200 raste të reja me kancer në gji. Në vendin tonë ka shumë më tepër femra të prekura se sa në vendet fqinje. Për shembull, në Shqipëri e Kosovë janë të regjistruar nga 600 raste, kurse tek ne dyfish më tepër. Kjo është si pasojë e kontrolleve jo të rregullta.”, –  theksoi kryetarja e Shoqatës “Borka-Ezra”, Emanuela Dodeva. 

 Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndërmarrjen e masave preventive dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve me sëmundje malinje, shoqata kundër kancerit në gji “Borka-Ezra”  zbaton fushata të vazhdueshme në tërë vendin. Ndryshe në bashkëpunim me Qeverinë parashihet edhe furnizimi i një mamografie mobil me qëllim të kontrolleve mamografike nëpër viset rurale.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky