Numri i burrave rus me aftësi të kufizuara është rritur për 30 për qind midis vitit 2022 dhe 2023, sipas analizës së inteligjencës britanike.
Sipas analizës, në vitin 2022 kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, kishte 1.67 milion burra të moshës nga 31 deri në 59 vjeç me aftësi të kufizuara.
Në vitin 2023, shifra është rritur për 30 për qind, duke ia shtuar totalit edhe 507 mijë persona të tjerë, shkruan skynews.
“Demografët rus thonë se rritja e numrit të burrave me aftësi të kufizuara ka të ngjarë të jetë për shkak të rritjes së numrit të invalidëve ushtarak”, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Një shumicë e konsiderueshme e mbi 335 mijë incidenteve që Forcat e Armatosura Ruse kanë pësuar si rezultat i konfliktit në Ukrainë kanë qenë plagosje të personelit ushtarak”, shtoi Ministria.
Ndryshe, kjo rritje pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në shërbimet mjekësore dhe sociale ruse.
Bëhet e ditur se analiza është realizuar nga Vorstka dhe bazohet në të dhënat e Fondit të Pensioneve dhe Sigurimeve Shoqërore ruse.