Agjencia Zhurnal.mk.

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Antidiskriminim po mbushet me kuadro partiakë 

Shkup, 23 dhjetor – Nga Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi, konsiderojnë se në mënyrë partiake dhe të paligjshme është bërë përzgjedhja e kandidatëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, shkruan Alsat.

Sipas tyre kjo përzgjedhje nga ana e deputetëve paraqet keqpërdorim të funksionit të tyre, cenon shtetin e së drejtës dhe tregon mospërfillje të skajshme të drejtave të njeriut dhe barazisë së qytetarëve.

“Emrat të cilët qarkullojnë në opinion ndoshta struktura udhëheqëse do të thotë se janë kompetente dhe se mund ta kryejnë funksionin por të gjithë ne që ishim prezent në ditën kur u prezantuan kandidatët ishte shumë e qartë se kush ishte kompetent dhe kush i plotëson kushtet, në ligj thuhet 7 vite përvojë punë në sektorin e të drejtave të njeriut nga të cilat 5 vite në sektorin e diskriminimit ndërsa shumë nga kandidatët mendojnë se vetëm se janë juristë i plotësojnë kushtet”, tha Uranija Pirovska, nga Komiteti i Helsinkit.

Dragana Dërndarevska, njëra nga kandidatet e propozuara të komisionit tha se edhe pse është e vetmja eksperte e pavarur që i plotëson kriteret ligjore në mesin e kandidatëve të përzgjedhur, asaj i është dhënë mandati më i shkurtër.

“Vendimi që mua të më jepet mandati më i shkurtër prej një viti dhe dy muajsh, për mua është i pa pranueshëm dhe nënvlerësues. 10 vite i bindëm partitë politike se duhet të kemi mbrojtje gjithëpërfshirës nga diskriminimi dhe që në mënyrë profesionale dhe e pa varur të mbroj qytetaret nga diskriminimi dhe që të sjell shoqëri më të mirë për të gjithë por me zgjedhjen e kuadrove partiake në këtë pozicion sigurisht që pavarësia e komisionit është vendosur në pikëpyetje”, tha Dërndarevska.

Nga Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi konsiderojnë se nëpërmjet kësaj përzgjedhje të anëtarëve të komisionit bëhet edhe diskriminim politik duke u dhënë përparësi kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet, apo sipas tyre janë zgjedhur kandidatë për arritjen e qëllimeve partiake dhe shtojnë se do të ndjekin të gjitha masat juridike që zgjedhja e kandidateve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi të behet në mënyrë të drejtë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky